Një ndër serialet me të ndjekura në Turqi do të vijë në sezonin e ri televiziv edhe për publikun italian. Kanali i dytë publik Rai 2 ka blerë të drejtat e transmetimit për territorin italian të ‘Paramparça’ që në versionin italian do të quhet Distacco nel Bosforo.
Ky serial është seriali i parë që prodhon kompania ‘Endemol Turkiye’, i transmetuar fillimisht në kanalin turk Star TV.
Pas Mediaset i cili bleu serialin Cherry Season, Rai 2 është televizioni i dytë kombëtar që do të transmetoj një produksion turk, duke treguar edhe njëherë suksesin e viteve të fundit të Turqisë në fushën e kinematografisë e cila tashmë ka pushtuar botën.
‘Distacco nel Bosforo’ do të fillojë transmetimin në Itali gjatë muajit shtator në prime time.
Në Shqipëri seriali i njohur me titullin Fate të Kryqëzuara transmetohet në Klan dhe është ndër programet më të ndjekura të momentit.