Pas tre vite transmetim Karadayi, i cili mbizoteronte mbrëmjet e të hënave duke zëne vendin e parë si seriali me shikueshmëri më të lartë, javën e fundit ka rezultuar i dyti në të dhënat e audiencës turke.
Seriali më i ri turk i titulluar ‘Paramparça’ me protagoniste Nurgul Yesilcay, e njohur si Yasemin tek “Dashuri dhe Ndëshkim”, dhe Erkan Pettekaya i njohur si Reza tek “Zonja Dila” ka tërhequr vëmendjen e pulikut turk duke e kthyer në serialin më të ndjekur, pas 8 javë që ka filluar transmetimin në ekranin e Star Tv.
Të dy serialet transmetohen në të njejtën ditë dhe orë, “Karadayi” transmetohet në ‘ATV’ ndërsa “Paramparca” në Star Tv.