Të martën, Paramount Pictures Australia, postoi në tëitter një poster për filmin e ri të Teenage Mutant Ninja Turtles. Në poster paraqitet, e qëllimshme apo jo, një ndërtesë në shpërthim në datën e 11 Shtatorit, e cila është dhe data e shfaqjes së filmit. Për këtë arsye Paramount Pictures Australia i ka kërkuar falje BuzzFeed ku shkruhet:
“Na vjen shumë keq që kemi përdorur atë punim artistic për materialet e marketingut duke promovuar si datë hapje 11 Shtatorin në Australi. Duke kombinuar atë imazh me datën e shënuar ishte një gabim. Ne nuk e patëm me të keq dhe pa ofendim dhe kemi marë masa të menjëhershme duke e fshirë fare postin.”
IMA/M. Uruçi