Tenderi për blerjen e veprave audiovizuale nga producentët e pavarur, i ka sjell telashe transmetuesit publik kosovar (RTK). Kompanitë konkurruese që janë eliminuar nga gara po pretendojnë se ju ka bërë e pa drejtë dhe kanë paralajmëruar masa tjera- pos ankesave .
Disa nga përfaqësues e këtyre kompanive thonë se brenda dy-tri dite edhe do të protestojnë para RTK-së, pasi siç thonë ata kanë dyshime për dallavere në këtë teneder.
Ata e akuzojnë direkt edhe drejtorin e këtij mediumi, Mentor Shalën.
Reshat Alija, pronar i kompanisë “Top Production”, i cili ka konkurruar në dy projekte në tenderët e RTK-së, thotë se drejtuesit e këtij telvizoni po i shpërblejnë njerëzit e afërt. Ai thotë se në dy pjesët e këtij tenderi ka qanë me i lirë në çmim, por është eliminuar. Aliaj tregon se tani ka bërë ankesë edhe në OSHP për këta tenderë.
“Ne kemi bo ankesë në OSHP. Kemi argumente që na është bërë e pa drejtë. Kemi qemë më të lirë në çmim dhe kemi pasur projekte shumë të mira. Por, këtë tender e ka fituar kompania e Blerim Gjocit dhe Valmira Hysenit. Kjo e fundit ka deklaruar me herët se kanë fitura se janë me cmim të lirë, mirëpo kjo nuk është fare e vërtetë. Këto shihen edhe në dosjet e kompanive konkuruese”, ka thënë ai.
Ai thotë se perverse ankesës, gjatë këtyre ditë do të këtë edhe një protestë tek RTK-ja.
“ Ne jemi duke u përgatitur për një protestë. Më këtë do tu tregojmë atyre se çfarë shkelje dhe dallavere kanë bërë drejtuesit e RTK-së në këtë tenderë”.
Kurse, në një përgjigje për Express përfaqësues të RTK-së kanë thënë se i kanë respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi.
“Ne kemi respektuar te gjitha procedurat e parapara me ligjet ne fuqi është hapur tenderi publikisht , është mbyllur , janë krijuar komisionet e parapara me ligj , kanë bërë hapjen e ofertave ne prezence te ofertuesve , komisioni vlerësues ka bere vlerësimin e projekteve dhe ne fund ne baze te kritereve te përcaktuara ne tenderin publik janë përzgjedhur fituesit . Tash duhet te presim 10 dite për ndonjë ankese te mundshme dhe te vazhdojmë me procedurat e parapara me ligj”, thuhet në përgjigjen e RTK’së për Express.
Express ka siguruar edhe dosjen e kompanive konkurruese dhe atyre që janë shpërblyer me tender.
Burimi | Gazeta Express