Moti i keq pritet të prek edhe vendin tonë. Parashikimet që sinomptikanët kanë bërë për ditët në vazhdim kanë vënë para përgjegjësisë edhe Bashkinë Vlorë. Kjo e fundti ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
Bashkia njofton shmangjen e lëvizjes me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.
“Të dashur qytetarë!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm ndërkohë që është pezulluar lëvizja e çdo mjeti lundrues. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet Publike të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.