Jo pak kolegë gazetarë e jo vetëm janë habitur gjithë ditës teksa kanë parë, që prezantuesit e INTV kanë paralajmëruar grevë. Përmes statuseve në rrjetet sociale kjo të paktën është e bardha në të zezë, ata kanë nisur të shprehin disa pakënaqësi por jo të sqaruara mirë. Po se ç’po ndodh brenda dyerve të këtij televizioni vështirë të thuhet me siguri.
E ne nisëm kërkimet…
Nga një kërkim i hollësishëm kuptuam përmes reklamave, që shfaqen në IN.Tv se në të gjithë muajt e verës edhe në gusht kur të gjithë ekranet e tjera marrin pushime programi i TV do të jetë plot me emisione.
Duke bërë një lidhje logjike kupohet se qëndrimet e prezantuesve të IN.Tv mund të lidhen me ditët e pushimit. Mbase kjo do jetë e drejta që dhe vetë ata e thonë nëpër statuse se po ju shkelet.
Po deri më tani vetë stafi drejtues dhe administratoret e televizionit rinor nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar. Ndërsa vetë prezantuesit që kanë marrë përsipër protestën deklarojnë se arsyet dhe masat e mëtejshme do ti bëjnë të ditura në ditët në vijim.
Ne donim të mësonim me këmbëngulje edhe më shumë dhe u përpoqëm të kontaktojmë me disa nga prezantuesit, por ishte e pamundur të dilte ndonjë informacion shtesë, mesa duket gjithçka tjetër e pazbardhur “zjen” brenda IN.TV.
Por megjithatë ne në IMA kemi arritur të zbulojmë se e gjithë zhurma e krijuar është pjesë e e fushatës së re promocionale që televizioni rinor po përgatit për të shfaqur në ekran këto ditë.
Ashtu sikur ka ndoshur edhe verën e kaluar me MAD TV (sot INTV), drejtuesit e televizionit janë të njohur për gjetjet e tyre origjinale në promovimin e kanalit duke sjellë gjithmonë risi në ekranet tona. Prandaj neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi “Bravo” pasi edhe këtë herë ja arritën qëllimit!