E konsideruar së fundmi si vendi ku ilegaliteti i piraterisë televizive është i përhapur në masë Arabia Saudite ka njoftuar se ka realizuar një “fushatë kontrolli” në internet me qëllim goditjen e piraterisë televizive në territoret e vendit.
Masa vjen një javë pas një vendimi nga OBT që Arabia Saudite kishte shkelur detyrimet e saj në lidhje me IP.
Një deklaratë e lëshuar përmes kanaleve të mediave sociale qeveritare autoritetet arabo-saudite u shprehën: “SAIP [Autoriteti Sauditë për Pronë Intelektuale] kohët e fundit monitoroi, ekzaminoi dhe analizoi 231 faqe interneti që shkelin ligjin e pronësisë intelektuale për të mos lejuar që të shfletohet nga Mbretëria”.
“Këto site transmetonin seriale dhe filma, shfaqnin kanalet sportive PAY TV pa pagesë dhe direkt, libra të formatit PDF si dhe këngë të ndryshme pa autorizim nga mbajtësi i së drejtës.”
“SAIP gjithashtu ka zbuluar uebfaqe që po shesin abonime për kanale televizive PAY TV përmes programeve kompjuterike ose pajisjeve (ISD) me qëllim të shfaqjes së materialeve në mënyra të paligjshme, e njohur ndryshe si pirateria televizive.”
Arabia Saudite është pranuar gjerësisht të jetë baza e transmetimit të piratëve televiziv BeoutQ.
InfoMedia Albania