Vlerësimet, keqmenaxhimi, mungesa e besimit ose puna jo fort e mirë janë disa nga arsyet që rrezikuan një pjesë të serialeve më të njohur sot në botë. Këto prodhime pothuajse u ndërprenë para se të bëheshin hit.
1. La Casa de Papel (Money Heist)
Para se seriali spanjoll të shfaqej premierë në Netflix, u transmetua në një rrjet televiziv lokal në Spanjë. Fillimisht u prit mirë, po më pas u konsiderua një shfaqje e dështuar për shkak të vlerësimeve të dobëta më vonë. Kasti dhe ekipi pranuan se ishte një dështim derisa Netflix fitoi të drejtat e tij. Pasi Netflix zgjodhi serialin, ai bëri bujë në mbarë botën. Shfaqja me 15 episode u nda në 22 episode më të shkurtra për Netflix, ku u prit shumë mirë, aq sa krijuesit duhej ta çonin përpara historinë dhe të krijonin më shumë sezone.
Para se të bëheshin hit, këto shfaqje televizive për pak sa
2. Friends
Gjashtë miqtë e famshëm ndoshta nuk do të ishin kurrë çfarë janë sot, nëse NBC do ta ndërpriste. Rrjeti nuk i pëlqeu fare seritë pilot dhe mendoi se ishte “jo shumë argëtues, i zgjuar apo origjinal”. NBC mendoi se shfaqja ishte menduar për audiencën shumë të re (Gen Z), kishte nënkuptime seksuale dhe personazhe mesatarisht të pëlqyeshëm.
3. Game of Thrones
Episodi pilot i “Game Of Thrones” ishte aq i keq sa HBO e refuzoi. Krijuesve David Benioff dhe D.B. Weiss iu desh ta rixhironin, të punësonin një regjisor të ri, Tom McCarthy, të zëvendësonin Tamzin Merchant me Emilia Clarke dhe Jennifer Ehle me Michelle Fairley (Catelyn Stark) dhe të rixhironin 90% të episodit sërish. Ata të dy ranë dakord që ajo që kishin xhiruar nuk ishte puna më e mirë.
4. Breaking Bad
“Breaking Bad” e pati të vështirë të transmetohej në TV. Disa rrjete të mëdha, përfshirë HBO, e refuzuan serialin. Pse? Sepse menduan se ishte shumë i ngjashëm me “Weeds”. HBO nuk donte një shfaqje në lidhje me një tregtar të metamfetaminës. Por AMC besoi dhe sa mirë bëri!
5. The Big Bang Theory
“The Big Bang Theory” që u transmetua për 12 sezone dhe mori çmime të shumta Emmy, nuk mundi t’i bënte përshtypje askujt me episodin pilot. Në pilotin e parë, Penny nuk ekzistonte.
6. Lucifer
“Lucifer” u anulua nga Fox në vitin 2018, për shkak të vlerësimeve të dobëta. Netflix e dinte se kishte ndjekës të zjarrtë pasi pati reagime kur përfundoi.
7. Baywatch
“Baywatch” është aq ikonik sa u shndërrua në film, ku luajti Priyanka Chopra, në vitin 2017. A e dinit që shfaqja televizive pothuajse u anulua për shkak të vlerësimeve të dobëta? Por David Hasselhoff zgjoi interesin e fansave në mbarë botën dhe “Baywatch” u zhvillua për njëmbëdhjetë sezone.
8. Star Trek
NCB pothuajse kishte hequr dorë nga “Star Trek” pas dy sezonesh. Kjo gjë i mërziti aq shumë fansat, saqë i shkruan letra rrjetit të transmetimit dhe nisi një fushatë. Në vitet 1970, ai u bë një hit masiv.
9. Brooklyn Nine-Nine
Pavarësisht se ishte një shfaqje hit, Fox vendosi të anulojë “Brooklyn Nine-Nine” sepse “nuk kishte vendin e duhur për ta planifikuar në sezonin televiziv”. NBC e dinte se shfaqja ishte absolutisht gazmore dhe kështu e bleu.
10. Desperate Housewives
“Desperate Housewives” pothuajse anulua sepse HBO me sa duket donte të përqendrohej te “Sex and the City”. Producenti dhe krijuesi Marc Cherry e pati të vështirë të bindte rrjetet televizive që ta transmetonin.
11. Family Guy
Pas sezonit të tretë, Fox anuloi “Family Guy”. Shfaqja kishte ndjekës të zjarrtë, të cilët vazhduan të blinin DVD. Duke parë popullaritetin, rrjeti vendosi të risillte shfaqjen e animuar për të rritur në vitin 2005.