Graniti e mbylli aventurën e tij në “Big Brother VIP”. Publiku kishte vendosur që këtë të premte të linte ai shtëpinë më të famshme pas një muaji qëndrimi. Duket se për largimin e tij, ka ndikuar situata e paqartë në të cilën ai u gjend në shtëpi, pas afrimitetit me Fifin, dhe një lidhjeje të lënë pezull jashtë. Madje, (ish) e dashura i dërgoi edhe një letër, para pak ditësh, ku i shkruante se ishte lënduar, e bashkë me të modeli kishte lënduar edhe Fifin. Gjithashtu, kujtojmë se shumë nga banorët, kishin kritikuar ish-futbollistin për marrëdhënien me Fifin, duke i sugjeruar të shkëputej sepse po e penalizonte.
Por vetë Graniti a mendon se u penalizua?
Ipyetur në studio, pas eleminimit, ai tha: “E vërteta është që aq sa kam patur favorizim javët e para, më vonë u kthye në të kundërtën”.
Gjithashtu ish-konkurrenti tha se do të kishte dashur të ishte afruar që nga fillimi me të gjithë, sepse kur ai nisi të afrohej, ishte vonë.
I pyetur se kujt ia uron fitoren, ai kishte një emër: Fifin, pavarësisht raportit të tyre.
“Para dy tri-ditësh, i thashë Fifit: Të lutem premtomë që do të dalësh si fiuese”, tha modeli.
Këngëarja e përjetoi keq largimin e ti, shpërtheu në lot teksa u përshëndet me të, dhe banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren.