Tema me e nxehtë e këtij viti, lajmet e rreme nuk kanë lënë pa përfshirë as besimet fetare. Papa Francesku ka qënë i pari primat, i cili ka kritikuar gazetarët. Sipas tij, rikthimi në vëmëndje i skandaleve të vjetra dhe sensacionalizimi i lajmeve është një mëkat tepër i madh, i cili mund të lëndojë edhe njerëz.
Ati i shenjtë, i cili pritet që në komunikimin vjetor të flasi rreth “fake news”, u shpreh se gazetarët kanë një mision i cili është fondamental në shoqërinë demokratike të ditëve të sotme. Por ai i kujtoi atyre që të japin informacion të saktë, të plotë dhe korrekt dhe të mos japin lajme të njëanshme.
Papa u shpreh “Ju nuk duhet të bini në “mëkatin e komunikimit:”, dezinformimin, njëanësinë, dezinformimin si edhe “trazimin” lajmeve të vjetra dhe rikthimi në dritë i tyre në kohët tona”
Ai i ka quajtur këto “si një mëkat i cili vret zemrën e gazetarit dhe po ashtu lëndon të tjerët.”./IMA/