Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar finalja e reality Grande Fratello Vip.
Versioni italian i formati Big Brother Vip me protagonistë personazhe të njohur italian ka vazhduar për 3 muaj transmetim dhe ishte parashikuar të mbyllej në fund të muajit prill.
Situata e emergjencës së Covid-19 ka bërë që data e finales të ishte më shpejt nga sa ishte përcaktuar. Në mungesë të publikut në studio prezantuesi Alfonso Signorini ka përmbyllur me sukses edhe puntatën e fundit ku është shpallur fituese Paola di Benedetto e cila ka vendosur të japë çmimin prej 100.000 Euro në bamirësi për ti ardhur në ndihmë Mbrojtjes Civile në Itali.