Pas një proçesi gjyqësor, me gazetarin Muhamed Veliu, tashmë botuesit e portalit informativ “Lapsi.al”, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, mesa duket do të përballen sërish në një tjetër kallëzim pranë Gjykatës së Tiranës.
Gazeta “Panorma”, ditën e sotme ne një artikull të sajin ka informuar lexuesit e saj se portali informativ është duke botuar vazhdimisht pa miratim, materialet e analistit Fatos Lubonja, ekskluzivitetin e të cilave e ka pikërisht kjo gazetë, edhe pse në fund të çdo shkrimi të ketë të cituar ndalimin e ribotimit pa autorizim nga redaksia.
Duke u nisur nga kjo, “Panorama” ka paralajmëruar se së shpejti do i drejtohet gjykatës për ti kërkuar demshpërblim për dëmin e shkaktuar nga “Lapsi.al”,
Edhe InfoMedia Albania, ka rënë pre vazhdimisht e vjedhje të materialit pa autorizim, jo vetëm në portalet online por edhe nga gazeta.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet rreptesisht ribotimi pa lejen e redaksisë!