Një foto nga fillimi i pandemisë, ku tetë muaj më parë në zonat kyçe të Tiranës u vendosën tunele dezinfektues, renditet si një ndër fotot e vitit nga REUTERS.
Fotoja është realizuar nga fotografi Florion Goga dhe mban datën 6 prill 2020.
Shqipëria renditet e dyta ndër fotografitë pas fotos nga Afganistani realizuar nga Omar Sobhani. Pas Shqipërisë vjen një foto nga Algjeria realizuar nga Ramzi Boudina. Andorra, Argjentina, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia janë ndër vendet e tjera që renditen në fotot më të mira të realizuara gjatë këtij viti.