Që prej 18 marsit, kur në SHBA u vendos lockdow-i për shkak të Covid-19, 643 miliarderë amerikanë kanë fituar 845 miliardë dollarë; 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë dollarë në ditë.
Ai që ka bërë llogaritë e të pasurve amerikanë është instituti për studime politike, ‘Institute for Policy Studies’ sipas të cilit, fituesi më i madh i pandemisë është Jeff Bezos.
Pasuria e pronarit të ‘Amazon’ rritet me 65%, ose më saktë me 73,2 miliardë dollarë nga fillimi i krizës në një shifër rekord prej 186.2 miliardësh, me çka edhe ka marrë titullin e njeriut më të pasur të botës
Nuk mund të ankohet as Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 24%, duke shkuar në 92 miliardë dollarë. Numri një i Facebook-ut, Mark Zuckerberg pavarësisht kritikave dhe skandaleve, ka parë që pasuria e tij të rritet me 84 përqind duke shkuar në 100.6 miliardë dollarë. Një hendek që rritet dhe nxjerr edhe një herë në skenë debatin për taksimin e të pasurve.
New Jersi ka miratuar një rritje të taksave të të pasurve me objektiv shërimin e llogarive publike të rrënuara nga virusi. Në kongres, demokratët kanë propozuar një taksë të sheshtë prej 60 përqindësh të fitimeve të miliarderëve nga 18 marsi deri në fund të vitit për të ndihmuar klasën e mesme që të mbulojë shpenzimet shëndetësore. Një masë që nëse do të hynte në fuqi do t’i kushtonte Bezos 42.8 miliardë dollarë dhe Musk, 27.5 miliardë dollarë.