Të ardhurat në Sky ranë përsëri në tremujorin e parë pas një rënie në numrat e abonentëve si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Transmetuesi humbi 65,000 pajtimtarë, duke zvogëluar numrin e përgjithshëm në 23.9 milion.
Një ndikues tjetër ka qënë dhe mbyllja e dyqaneve të Sky.
Financat e Sky ranë me 16.9% në 551 milion dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020.
Covid-19 gjithashtu pati një efekt në të ardhurat nga përmbajtja që ra me 10.5% një kosoto prej 325 milion dollarë, e ndikuar kjo nga programet sportive.
Një rënie e të ardhurave nga reklamat – e ndikuar tashmë nga ndryshimet në legjislacionin e reklamave rreth lojërave të fatit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali – u përkeqësua nga virusi.