Shoqëria “Pana Film”, prodhuese e serialit “Lugina e Ujqërve”, shumë popullor në Turqi dhe jo vetëm, do të sjellë në ekran tentativën e dështuar të 15 korrikut për grusht shteti, ku personazh kryesor do të jetë agjenti sekret Polat Alemdar (Necati Sasmaz).
“Pana Film”, e cila ka realizuar më parë 3 fima të suksesshëm (Lugina e Ujqërve – Irak, 2006; Lugina e Ujqërve – Gladio, 2009; Lugina e Ujqërve – Palestinë, 2011) të frymëzuar nga seriali “Lugina e Uqërve”, dha këtë njoftim të hënën në mbrëmje përmes rrjetit social “Twitter”.
“Si përgjigje ndaj një kërkese të lartë të opinionit tonë publik, kompania jonë vendosi të bëjë filmin ‘Lugina e Ujqërve – Puçi‘ (Kurtlar Vadisi – Darbe)”, njoftoi “Pana Film”.
Data e daljes në ekrane të kësaj vepre të katërt të Luginës së Ujqërve nuk dihet ende, por skenari do të trajtojë ngjarje, që kanë ndodhur natën e 15 korrikut, gjatë të cilës një grup terroristësh të infiltruar në ushtrinë turke nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) u përpoq të rrëzojë rendin kushtetues në vend, por dështoi për shkak të ushtrisë besnike dhe miliona qytetarëve turq, që vërshuan në rrugë e sheshe menjëherë pas thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Marre nga TRT Shqip