Tiranë- Një tjetër pacient është hedhur nga spitali ku po trajtohej për shkak të infektimit me Covid-19.
Ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e sotme, ku pacienti thuhet se është hedhur nga kati i dytë i spitalit Covid 1 (QSUT).
Ky është rasti i katërt që një pacient me Covid-19 kryen këtë akt ekstrem.
Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe pamjet e ngjarjes së rëndë, ku shihen forca të shumta policie që vrapojnë për në objektin e spitalit. Ata janë parë me shiritin e verdhë në dorë për të rrethuar zonën ku pacienti ka kryer aktin ekstrem.
Pacienti sipas policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.