Shembja e një godine shumëkatëshe në zonën e Astirit ka terrorizuar banorët, të cilët pretendojnë se nuk ishin lajmëruar më parë nga instancat përkatëse. Për t’i hapur rrugë punimeve, autoritetet i kanë vënë tritolin një banese shumëkatëshe, e cila sërish nuk është shembur.
Pamje nga ngjarja janë publikuar në JOQ, ku dëgjohen qartë ulërimat e fëmijëve dhe të qarat e tyre pasi shpërthimi u ka ardhur i papritur.
“Hajde tek mami,”-dëgjohet një grua teksa ngushëllon fëmijët e saj. Ndërsa një tjetër ka filmuar pasojat e shpërthimit. Qytetari tregon sesi janë dëmtuar shtëpitë përreth godinës edhe pse ajo nuk u rrëzua.
“Kjo ndërtesa do të prishet. Nuk u prish dhe na ka ndërtuar të gjitha shtëpiat, as nuk na lajmëruan e na kanë thyer xhamat. Ndërtesa ia ku është prapë aty. Nuk kemi as shtet dhe asgjë. Mirë që nuk na vranë brenda në shtëpi. Na kanë ardhur gurat deri brenda,”-shprehet ai.