Një sherr mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë. Shkak mendohet të jetë bërë një përplasje e lehtë me makinë.
Por ajo çka bie në sy është një detaj i ngjarjes, ku në një video të kapur nga një kalimtar, një person shihet se i ka drejtuar armën personit tjetër.
Video është publikuar nga mediat korovare, ndërsa gjatë konfrontimit me njëri-tjetrin, i riu i paarmatosur nuk trembet fare, madje vijon të reagojë dhe ta shtyjë me duar. Më pas u lajmëruan autoritetet, por dy personat në fjalë ishin largua. Nga raportimet nuk ka të dhëna për të lënduar.