Nuk janë të pakta pamjet skandaloze që shpeshherë ofrohen në Tiranë dhe që pikasen lehtë qoftë dhe me një herë të kaluar aty pranë.
Rasti më i fundit është në rrugën “Haxhi Dalliu”, shumë pranë qendrës së kryeqytetit.
Ashtu sic dallohet edhe nga pamjet e mëposhtme, ujërat e zeza kanë vërshuar edhe pse kjo rrugë është rikonstruktuar vetëm përpara pak kohësh.
Ende nuk dihet se me sa korrektësi është investuar aty nga autoritetet përkatëse, por ajo që dihet dhe mund të themi me qartësi, është fakti që qytetarët ndihen shumë të shqetësuar nga erërat e këqia apo pamja aspak e këndshme që ofron kjo rrugë.