Paloma është konkurrentja e tretë e cila u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Albania’.
Në një intervistë të dhënë për ‘Fan Club’, Monika tregon se pas daljes nga reality show babai i saj ka qenë kritiku më i madh, duke i vënë në dukje edhe shoqërinë dhe bisedat që ajo ka pasur me Monikën.
Paloma thotë se Monikën e zgjodhi si personin e saj të preferuar kur hyri në shtëpi dhe ndau më të momentet më të vështira nga jeta e saj dhe tashmë Paloma thotë se do donte që kjo gjë mos të kishte ndodhur nëse do të kthente kohën mbrapsht!
“Ka pasur momente që ne i shikojmë dhe na vjen për të qeshur. Babi ishte kritiku më i madh, duke më vënë në dukje komunikimin me Monikën. Nuk i pëlqente momenti kur diskutoja me Monikën dhe mendoj që kjo më ka penalizuar pak. Që ishim bashkë dhe bënim ‘çu çu çutë tona’. Monikën e zgjodha si një person të preferuar në momentin që po bëhej një lojë në shtëpi, aty pash që u zvogëlova pak në moshë. Ndava me të momente më të vështira të jetës time, aty kuptova që po dal jashtë vetes. Të gjitha bisedat e mia i kam konsumuar me Monikën dhe e ndjej që ka qenë personi që kam shprehur diçka, dhe po më vjen keq që tani po përfshihet me çdo person aty brenda. Nga jashtë është tjetër gjë dhe nga brenda tjetër gjë! Pavarësish lojës që po bën ka qenë personi që kam ndjerë më afër vetes. E vetmja gjë që do ktheja mbrapsht dhe nuk më pëlqe është afrimiteti dhe ‘thashethemet’ me Monikën, për të tjerat nuk bëhem pishman”, tha Paloma.