Paloma në diskutim e sipër me Monikën, ka zgjedhur të tregojë disa detaje mbi karrierën e saj apo edhe për eksperiencën e deritanishme në “Big Brother Vip”.
Ajo tregoi se kishte më shumë se 10 vjet që qëndronte në hije pa ndonjë protagonizëm në fushën e gazetarisë dhe medias dhe kishte vendosur së fundmi që të bënte diçka për ta ndryshuar këtë fakt. Pikërisht në kulm të ketij mendimi ajo tregon se i erdhi oferta për tu bërë pjesë e “Big Brother Vip”.
Eksperiencën e deritanishme ajo e cilëson si një mrekulli të cilën ia atribuon Zotit.
“Faleminderit Zot, gjërat janë te shkruara. Sapo po mendoja që duhet të bëja diçka në karrierën time më vjen kjo oferte”.
Ajo nuk nguroi të shprehej se këtë eksperiencë e ka edhe pak frikë, duke u bazuar tek fakti se babi i saj nuk ka pritur mirë edhe vendimin e saj për të qenë pjesë e industrisë mediatike.