Ajo ka zgjuar shqiptarët për 7 vite radhazi, në “Good morning Albania”, dhe është një nga personazhet më te dashura për publikun shqiptar. Rudina Demneri, ose siç të gjithë e njohim, “Paloma”, vazhdon të zbukurojë ekranin, me energjinë dhe humorin që e karakterizon.
Aktualisht ajo është pjesë e emisionit investigativ, “Fiks Fare”, dhe zëri zyrtar i Digitalb.
Tani duket se Palomën, do e shohim në një tjetër format, në reality-shown e shumëpritur të shqiptarëve, Big Brother VIP.
Sipas burimeve të News 31, bëjnë me dije se Paloma do të jetë konkurrente në këtë edicion të veçantë.
VIP-at do të monitorohen 24 orë 24, e do të qëndrojnë të izoluar për 100 ditë, duke na dhënë mundësinë t’i shohim siç nuk i kemi parë kurrë.
Megjithatë, duke e njohur Palomën ngacmuese dhe shumë “funny”, nuk kemi dyshim se ajo do të jetë e tillë edhe brenda shtëpisë.
Ndaj na mbetet të presim 1 tetorin, kur Big Brother VIP nis transmetimin, për të zbuluar personazhet e të tjera detaje nga ky edicion.