Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me pasurinë e anëtarëve të familjes së Ramazan dhe Fjoralb Rrajës, dy të rinjve që u prangosën në Belgjikë për trafik kokainë. Dosja.al ka hulumtuar në rrjet lidhur me emrat dhe të dhënat e publikuara, duke zbuluar disa detaje.
Në pronësi të babait të Ramazanit, Xhelal Rrajës, i cili ka në pronësi një kompani ambalazhi për valixhet e udhëtarëve në aeroportin e Rinasit dhe një kompani të ruajtjes fizike, e cila mban logon e tyre, “Rraja Company”. Por më e dëgjuara për ju është e ashtuquajtura, “Vila Aeroport”.
Në faqen e Facebook, anëtarët e familjes Rraja kanë publikuar fotot pafund nga hoteli, bari dhe restoranti, që ka marrë vëmendjen e të gjithëve për formën e veçantë si një aeroplan. Por që prej shtatorit bisnesi ishte mbyllur për të bërë disa rinovime në të.