Mbrëmjen e sotme nis Big Brother VIP dhe ndër personat më të emocionuar për këtë është padyshim Arbana. Një ndër ditët më të lumtura e ka konsideruar ajo ditën kur iu besua ky format në versionin klasik 13 vite më parë e më pas me VIP-a më herët këtë vit.
E sigurisht në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mos kishte pranë miken e saj më të mirë që ia ka rregulluar ditën që në mëngjes. Xhemi është kujdesur ta surprizojë Arbanën në mënyrën më të ëmbël duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një pusullë ku shkruhej: “Banores sime të preferuar mbi tokë. Unike siç je. Të dua!”.
Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foto me lule dhe duket shumë e lumtur nga gjesti i mikes së zemrës. “Swipe up për të parë kush më rregulloi ditën që në mëngjes!”- shkroi ajo.
Ku ka si gjestet e vogla me dashuri të madhe…