Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen”, pasi shkelën rregullat, duke u takuar në fshehtësi. Për përjashtimin e tyre, Eduardi fajësoi Ritvanën, një tjetër konkurrente, që sipas tij kishte publikuar fotot e dyshes.
Mirëpo, akuzat nuk paskan marrë fund. Edi tashmë e ka cilësuar edhe gënjeshtare Ritvanën, në një Instastory. Ai ka postuar një video të vetën, me një filter që e nxjerr me hundë të madhe si të “Pinokios”, bashkë me një hashtag #ridvana. Kjo mund të merret edhe si ofendim për konkurrenten, e cila është komentuar disa herë edhe në studio për shkak të pamjes, që ka qenë edhe shkak i debateve të saj me Iriadë, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në program.