Gazetari dhe moderatori i “Zonë e Lirë” Arian Çani dhe kryeministri Edi Rama kanë trokitur gotat ndoshta në shenjë pajtimi. Kjo ka ndodhur në darkën që kryeministri ka organizuar këtë fundvit me gazetarët ku ishin të ftuar edhe pronarët e mediave në vend.
Prej disa pak vitesh, është vënë re një armiqësi mes Çanit dhe Ramës, ku nuk kanë munguar batutat shpotitëse si nga njëri, ashtu edhe nga tjetri. Por mesa duket, atmosfera festive, e ndoshta edhe koha ka zbutur inatet e vjetra, gjë që është shprehur në këtë përshëndetje të buzëqeshur.
Marrë nga Anabel