Jasmin Kadriu dhe Andi Artani janë një nga çiftet më dinamikë në “Për’puthen”. Në episodin e fundit dyshja pati një përballje ku konkurrentja brune edhe u përlot për shkak të sjelljes së të riut nga Kosova me Olën.Pas përqafimit që Andi i dha Jasminës të premten në studio, ka qenë autorja e programit Olsa Muhameti ajo që i ka bërë bashkë këtë herë “për t’i pajtuar”.
Teksa kanë darkuar në restorantin e një hoteli në Vlorë të shoqëruar edhe nga Mevlani e një person tjetër, Olsa ka ndarë ca momente të dyshes. Në fillim ata shfaqen të përqafuar, pas 5 minutave duke diskutuar, e më pas sërish të ngrohtë me njëri-tjetrin.
“U pajtuat?” E pyet Olsa në një moment Andin. “Të pajtuar kemi qenë,” thotë ai.
Jasmina ka ndarë në Instastory-n e saj edhe një moment romantik me Andin, kur ai i puth dorën.
Shpresojmë që këtë herë çifti i “Për’puthen” të jetë sqaruar tamam, ashtu siç e cilësoi dhe Olsa takimin e tyre, “sqarues”.