Reperët, Getoar Selimi dhe MC Kresha, lanë pas mosmarrëveshjet e tyre dhe këtë vit u pajtuan, duke ritkhyer shoqërinë e mëparshme. Kjo u vulos edhe me një bashkëpunim me këngëtaren Inva Mula. I pyetur për këtë hap që dyshja kanë ndërmarrë për t’u pajtuar, miku i shumë viteve më parë i Getoarit, Skivi, tha në një intervistë për Prive se e sheh si hap pozitiv.
Prej çështjes humane është diçka për t’u përshëndetue dhe uruar, për dy njerëz që s’kanë folur me dekada kthehen dhe pajtohen së bashku, ajo është diçka shumë e mirë dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjithë spektrin muzikor”, tha Skivi.
Mirëpo nuk ka të njëjtin mendim për bashkëpunimi ne tyre, duke lënë të kuptohet se ka qenë një lëvizje e zgjuar dhe përfituese nga ana e Getit, por jo njëlloj e sheh edhe nga ana e Kreshës.
“Sa i përket bashkëpunimi se pse është bërë? Si është bërë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? Le të mbetet të mendohet prej ekipeve të tyre, PR-it, strategëve të tyre. Geti mund të them që shumë rrallë e hiç gabon”, thotë mes të qeshurave reperi.