Mbrëmjen e sotme është “Për’puthen Prime”, që si duket do jetë plot të papritura. Kështu, autorja Olsa Muhameti ka treguar në Instastory se çfarë do ndodhë gjatë puntatës së sotme.
Edi dhe Ada pajtohen
Dyshja ka patur luhatje të shumta në marrëdhënien e tyre. Fillimisht, ata dolën bashkë por pësuan një “krizë” dhe Edi ofendoi me fjalë të rënda Adën. Pas shumë ditësh, ai i kërkoi asaj falje teksa ajo e ftoi në takim. Mirëpo, Edi refuzoi duke thënë se ishte zgjedhja e dytë e Adës pas Bashkimit. E më në fund, sonte ata do bëjnë paqe.
Konflikti Hysen-Bruno dhe një largim
Hyseni dhe Bruno janë konfliktuar bashkë gjatë puntatës së të premtes. Produksioni nuk zbuloi se çfarë ndodhi teksa Hyseni u pezullua nga emisioni. Ai rikthehet sot për të sqaruar edhe publikun mbi situatën e tyre. Po ashtu, nga “Për’puthen” do ketë edhe largime.
Përballja Alvisa – Antonia
Pas përplasjeve gjatë javës, Alvisa dhe Antonia do përballen me njëra-tjetrën. Në videon që ka shpërndarë Olsa, Antonia shihet e përlotur teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur.