Shkencëtarët në Kanada kanë zbuluar një metodë të re që ndihmon në intoksikimin e trupit nga alkooli. Kjo falë një pajisje e cila është krijuar për t’i lejuar njerëzit të hiperventilojnë sistemin e tyre në mënyrë të sigurt dhe për pasojë të pastrojnë alkoolin tre herë më shpejt.
Në përgjithësi, toksinat si alkooli copëtohen nga vetë mëlçia. Ajo nuk e lufton dot 100% për këtë arsye kjo pajisje e përshpejton procesin pa lënë në trup sasi alkooli që mund të jenë fatale.
Përdoret lehtësisht dhe do t’i vijë në ndihmë mjekëve për të ndihmuar ata që janë helmuar apo që u ka rënë të fikët nga intoksikimi. “Sa më i lartë të jetë përqendrimi i alkoolit në gjak, aq më efektive është kjo metodë. Nëse një pacient është i pavetëdijshëm, tubi mund të vendoset në mushkëri për ta mbrojtur frymëmarrjen dhe më pas të aplikohet manualisht”, është shprehur Joseph Fisher, drejtues i studimit kërkimor.