Robotët gjigantë të “Pacific Rim” po vijnë në ekranin e vogël. Në kuadër të një marrëveshjeje për shfaqje televizive me Legendary Entertainment, shkrimtari dhe producenti Eric Heisserer (Shadow and Bone, Arrival) po zhvillon një serial që do të shërbejë si histori origjinale për këtë franchise filmash, sipas Variety.
Filmat “Pacific Rim” janë vendosur në një të ardhme ku Toka është në luftë me përbindëshat gjigantë të detit që hyjnë përmes një portali ndërdimensional në fund të Oqeanit Paqësor. Robotët gjigantë luftarakë, të kontrolluar nga dy pilotë, përdoren nga njerëzit për të luftuar këto krijesa.
Filmi i parë, i lançuar në vitin 2013, u drejtua nga Guillermo del Toro dhe përfshinte një kast të përbërë nga Charlie Hunnam, Idris Elba, Rinko Kikuchi, Charlie Day, Robert Kazinsky, Max Martini dhe Ron Perlman.Vazhdimi i tij, “Pacific Rim Uprising,” doli në vitin 2018, me Steven S. DeKnight si regjisor dhe Del Toro si producent. Në këtë film luajtën John Boyega dhe Scott Eastwood, ndërsa Kikuchi, Day dhe Burn Gorman ripërsëritën rolet e tyre.