Analistja e biznesit Mira Pogaçi, ka rrëfyer eksperiencën e saj me Covid-19.
E ftuar në “Opinion”, Pogaçi publikoi edhe faturën me medikamentet që ka përdorur gjatë trajtimit të saj në banesë, teksa shtoi se ishte e detyruar t’i drejtohej spitaliit privat për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pogaçi tha se sipas mjekëve, gjendja e saj ishte konsideruar e mesme, ndërsa pohoi se kostoja totale e trajtimit shkoi në vlerën e 139.100 lekëve të reja. Shikoni më poshtë, shpenzimet e trajtimit të Covid në shtëpi të kryera nga Pogaçi.