Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi, duke numëruar deri më tani 75 të vdekur dhe mijëra të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Siç raporton ABC News, gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan ndërruan jetën dy persona.Dy të vdekur nga koronavirusi në Elbasan, njëri 37-vjeçar
Bëhet fjalë për një 73-vjeçar si edhe një 37-vjeçar, i quajtur Elton Gegolli.
Mësohet se të dy personat që ndërruan jetën nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.
Mësohet se i riu, Elton Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid 2.
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Image