Kryeministri Rama pasditen e sotme ka bërë një dalje publike përmes rrjeteve sociale ku ka bërë me dije dhe lehtësimet e reja që do të pasojnë nga mbyllja e rreptë për shkak të COVID-19.
Ndërsa për afro tre muaj rresht e Shtuna dhe e diela ka qënë totalisht e mbyllur si për qytetarët ashtu dhe për makinat, Rama ka thënë se edhe 2 javët në vazhdim do të ketë ndalim qarkullimi të makinave për ditën e dielë.
Por Rama gjithashtu ka bërë me dije dhe një vendim tjetër sa i përket qarkullimit të makinave. Pas sezonit turistik, duke filluar nga Tetori dhe deri më muajin Mars, dita e fundit e javës do të ketë ndalim makinash duke ia lënë vendin këmbësorëve./IMA/