Mbrëmjen e djeshme Einxhel dhe Donald janë përfshirë në një debat shumë të ashpër ku folën edhe për zënkën e tyre jashtë. Në agravim e sipër të situatës, Einxhel tha se gjatë kohës që kishte punuar me Donaldin dhe vëllain e tij, Romeon, ata nuk ishin treguar korrektë në punë, duke e lënë të presë më orë të tëra, e duke mos e paguar. Ajo tha se dëshmitare për këtë është edhe Mariana Kondi, pasi sipas saj, as aktorja nuk ishte paguar.
Ndërkohë që debati ka përfunduar dhe që produksioni i ka bërë me dije se nuk duhet të përmendin persona të tretë, ka ardhur një reagim edhe nga Mariana.
Aktorja ka postuar një status në Instastory ku ka shkruar “Pa fjalë”. Duket se Mariana nuk ka dashur ta mohojë apo ta pohojë asgjë, por ka shprehur edhe ajo habinë nga niveli ku arriti debati mes tyre.