Ditën e shtunë do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.
OSHEE ka njoftuar se energjia do të stakohet në zonën pranë Depos së Ujit në Tiranë si pasojë e rikonstruksionit të kabinave, nga ora 9:00 në 16:00.
“Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 19 qershor. Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga ‘Budi’”, thuhet në njoftimin e OSHEE.