Rreth 34.3 milionë amerikanë ndoqën mbrëmjen e se dielës ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar 2016, numër ky që konsiderohet si ndër më të ulëtit për këtë event në tetë vite sipas matësve kombëtare.
Edhe pse ABC, televizioni në të cilin u transmetua ky event e konsideroi numrin e shikueshmërisë si më të madhin, matësit televizivë tregojnë krejt të kundërtën. Sipas tyre audienca e tij këtij viti është e dyta më e ulëta në këto tetë vitë, ku paraprihet nga edicioni I vitit 2008 I cili mori një shikueshmëri prej rreth 32 milionë banorë
Mesa duket as prania e Leonardo DiCaprio dhe fitimi I çmimit të parë në Oscar nuk arriti që të rrëmbente shikueshmërinë e eventit më të rëndësishëm kinematografik të vitit.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi pa autorizim i ketij materiali