Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është filmi ‘Birdman’ ai që triumfon duke marrë plot 4 statuja të arta: filmi më i mirë, regjisori më i mirë (Alejandro Gonzalez Inarritu), kinematografia më e mirë dhe skenari origjinal më i mirë.
Michael Keaton është protagonisti i komedisë së zezë që tregon historinë e një aktori dikur të famshëm për interpretimin e një superheroi, i cili tashmë shpreson të rikthehet në maja duke vënë në jetë një pjesë teatrore në Broadway.
Ndërkohë, çmimin e aktorit më të mirë e fitoi Eddie Redmayne për interpretimin e tij në ‘The Theory of Everything’, ku luan rolin e fizikantit Stephen Hawking, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Julianne Moore (‘Still Alice’).
Aktori më i mirë joprotagonist shkoi për JK Simmons në filmin ‘Whiplash’, ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste u shpall Patricia Arquette në filmin ‘Boyhood’.
Ja lista e të gjithë fituesve të çmimeve Oscar:
Filmi më i mirë – Birdman
Regjisori më i mirë – Alejandro G. Iñárritu, Birdman
Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktorja më e mirë – Julianne Moore (Still Alice)
Aktori më i mirë joprotagonist – JK Simmons (Whiplash)
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Patricia Arquette (Boyhood)
Kinematografia më e mirë – Birdman (Emmanuel Lubezki)
Filmi i huaj më i mirë – Ida
Skenari më i mirë i përshtatur – The Imitation Game
Skenari më i mirë origjinal – Birdman
Make-Up-i më i mirë – The Grand Budapest Hotel
Kolona zanore më e mirë – ‘Glory’ (Selma)
Filmi i animuar më i mirë – Big Hero 6
Efektet më të mira vizuale – Interstellar
Kostumografia më e mirë – The Grand Budapest Hotel
/ Top Channel