Academy Awards nuk është thjeshtë një ceremoni që nderon me çmime rezultatet e kinematografisë Hollywood-ianë gjatë një viti por edhe një shfaqje e madhe televizive, që transmetohet direkt nga ABC dhe nga një numër i madh kanalesh televiziv që gjenerojnë të ardhura falë reklamave të transmetuar gjatë programit. Pikërisht, një nga objektivat e producenteve është mbajtja konstante e audiencës për të shmangur rënien e saj.
Vitin e kaluar spektakli i prezantuar nga Ellen DeGeneres ia arriti qëllimit, duke regjistruar një rekord shikueshmërie. Ndërsa, këte vit Academy druhet se gjërat do të paraqiten krejtësisht ndryshe.
Sipas asaj që ka sinjalizuar Hollywood Reporter, i bazuar në raportin e Haworth Marketing + Media, Academy ka vendosur të shpenzojë të paktën 5.5 milion dollar në reklamat promovuese për edicionin e këtij viti. I gjithë ky investim për shkak se të nominuarit – që do të zbulohen në 15 janar – nuk janë shume tërheqës për publikun e çmimeve Oscar: parashikohet se janë të paktë blockbuster-at që do mund të marrin një nomination. Edhe prezenca e yjeve të kinemasë do të jetë jo i madhështisë së vitit që shkoi. Por jo vetëm kaq: Academy i druhet, gjithashtu, konkurencës së egër televizive të së dielës në mbrëmje.
Gjysëm milon dollar, që do të shpenzohet në promocione në social media, me një rritje 80% krahasuar me një vit më parë, kur vetëm prezantuesja Ellen DeGeneres numëronte 37.2 milion follower në Twitter (simbolik selfie i bërv në transmetim live) në krahasim me 12.6 milion tv Neil Patrick Harris.
Nominimet për çmimet Oscar do të anonçohen në 15 janar 2015 në orën 5.30 të mëngjesit. Edicioni ’87 i Academy Awards do të mbahet nv 22 shkurt në Dolby Theatre të Hollywood & Highland Center dhe do të transmetohet, në USA, nga ABC.