Luiz Ejlli është kthyer padyshim në fenomenin e këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” dhe duhet ta pranojmë që një ndër trended që ai ri-solli në vëmendje janë flokët bjondë tek djemtë.
E ndalur këtu, modelja e njohur shqiptare Oriola MArashi sapo na prezantoi me “Luizin” e saj. Bukuroshja ka postuar në Instastory një foto me stilistin e saj Giorgio Branduardi duke e uruar për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Ndihem me fat që të kam njohur dhe që punoj me një stilist të mrekullueshëm si ti. Të dua shumë”, ka shkruar Ori.
Menjëherë pas kësaj, ajo ka postuar të nëjtën foto por këtë herë duke e shoqëruar me diciturën:
“Ky është Luizi im”.
Me siguri Oriola ka bërë këtë krahasim për shkak të flokëve platin të stlistit.