Moderatoren dhe artisten Orinda Huta, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, këtë sezon të ri televiziv do ta shohim në ekran me një emision të ri të titulluar Supriza SD.
Programi do të transmetohet në platformën Tring dhe ndryshe nga formatet vetëm argëtues, ky emision do të ketë në fokus ndërgjegjësim e teleshikuesit me fëmijët e prekur nga sindroma Down.
Protagonistët do të jenë pikërisht këta fëmijë dhe realizimi i ëndrrave të tyre nëpërmjet misionit të ri që ka ndërmarrë prezantuesja bukuroshe e Vizion Plus.
Premiera e puntatës së parë të Supriza SD do të jetë mbrëmja e sotme në orën 20.00 në kanalin Living të platformës dixhitale Tring.
http://www.youtube.com/watch?v=pw1k8IQW26g&sns=fb
Copyright IMAlbania.com