Orinda Huta, një imazh i televizionit dhe i skenës, vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të showbizit shqiptar. Biondja me sy bojeqielli ka spikatur gjithmonë për muzikën që bën dhe stilin e saj të veçantë. Vitet e fundit i është përkushtuar me kohë të plotë televizionit por muzika është pjesa ku ajo gjëndet më mirë. Ajo është rikthyer fuqishëm në festivalin e Këngës Magjike 2014 në bashkëpunim me Lanidin e WSF. Kënga me titull “Winnie pooh” eshte një ndër më të pëlqyerat e këtij edicioni dhe pritet të ndez sonte skenen e festivalit në natën e dytë. Orinda rrëfen ekskluzivisht për Info Media-Albania hiti-n e momentit, projektet e reja dhe jetën e saj personale.
Orinda rikthehni në festivalin “Kënga Magjike” pas disa vite mungesë. Cfarë ju shtyhu të ishit përsëri pjesë e këtij kompeticioni?
Sepse kisha këngën dhe bashkëpuntorin e duhur. Ishte një këngë e cila do të realizohej me video. Bashkë me Albanin vendosëm se rikthimi në “Kenga Magjike” duhej ta bënim me ritëm. Kënga që sollëm është një krijim i Albanit i vitit 2010. E kishim lënë mënjanë sepse na duhej një bashkëpunëtor i mirë. Landi i WSF ishte elementi i munguar.
Kënga është një duet me Landin e WSF. Si lindi ky bashkëpunim?
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me njeri-tjetrin dhe e kam patur në planet e mija që të realizoja një bashkëpunim në stilin R&B me Landin. “Winnie Pooh” kishte nevojë për një vokal që këngës mos t’i binte ritmi asnjë moment, ndaj Landi ishte zgjedhja ideale. Ky bashkëpunim me të nuk besoj që do të jetë i fundit. Besoj se shumë shpejt do të realizojmë një tjetër këngë, pastaj me mjekrën që ka lënë sëfundmi duket një Winnie Pooh i veçantë. (Qesh)
Winnie Winnie Pooh është një këngë shumë ritmike dhe shumë e bukur. Pse ky titull këngës? E kujt ishte ideja për këtë titull?
Ideja ishte e tekstshkruesit, i cili e nisi realizimin e tekstit nga titulli. Fjalët “winnie winnie pooh” përkojnë me ritmin muzikor të refrenit. Qëllimi ishte që të gjehej një fjalë e cila të mbetej menjëherë në memorien e publikut dhe jam e lumtur që deri më tani ia kemi arritur. Vërtetë “Winnie Pooh” është një personazh i filmit të animuar por jo detyrimisht i përket vetëm fëmijëve. Kjo gjetje e kësaj figure është një nga të veçantat e kësaj kënge ritmike, e meqe jemi te ritmi, sëfundmi ndihet shume nevoja e këngëve të gëzueshme e ritmike qe të mund t’i largojnë, sadopak, njerëzit nga stresi e lodhjet e përditëshme.
Suksesi i kësaj vere “Te Amo” mund të konsiderohet si rikthimi juaj i suksesshëm në muzikë. Si u arrit realizimi i kësaj këngë me këngëtarin e Panacea Project?
Ishte një punë e cila na eci mbarë, kur i thonë. Me këngën rashë në dashuri me dëgjim të parë dhe e bëra timen pa pyetur se për cilin këngetar ishte nisur. E doja sepse ishte këngë për mua. I vetmi problem ishte gjetja i një zëri latin të bukur. Kërkuam shumë dhe pasi dëgjuam Luis të Panacea Project, bëme të pamundurën për ta kontaktuar. Ia dolëm të merrnim një përgjigje pozitive prej tij dhe kështu u realizua “Te amo”.
Keni paralajmëruar një bashkpunim tjetër me këtë këngëtar. Mund të na tregoni më shumë rreth këtij projekti muzikor?
Për momentin jam duke punuar për këngën time solo. Do të jetë një baladë që do të publikohet me video shumë shpejt. Bashkëpunimi do të vij pas këtij projekti ndaj nuk mund të zbuloj më shumë.
Cfarë prisni nga festivali “Kënga Magjike”?
Atë që kam pritur gjithmonë, që kënga të bëhet hit dhe të jetë refreni i stinës.
Cili nga artistët mendoni që është pretendent kryesor për të fituar këtë festival? Keni ndonjë këngë të preferuar?
Po, kam këngë të preferuara por nuk e di se kush mund ta fitojë. Do e zbulojmë nesër. Uroj që treshja jonë të jetë e duhura dhe sigurisht që ne velerësuam këngët me shumë ritëm.
A jeni e kënaqur me si është pritur kënga nga publiku?
Para se të publikojmë një këngë apo video me bashkëpunëtorët e mi ngrejmë pyetje, përpiqemi ta pozicionojmë veten si publik (aq sa mundemi) dhe mendojmë komentet që mund ta shoqërojnë projektin e rradhës. E sa për Winnie Winnie pooh, deri më tani nuk jam çuditur nga komentet. Jam mëse e kënaqur me vëmendjen dhe dashurinë që publiku na ka dhuruar. Sigurisht publiku ka të drejtën e tij në pëlqimin e materialeve, por në nga ana tjetër duhet të krijojmë e të bëjmë më të mirën për ta si vlerësuesit e parë të artit.
Vitet e fundit i jeni përkushtuar me kohë të plotë televizionit, pa anashkaluar muzikën. Cfarë është për ty televizioni?
Eshtë një tjetër pasion. Por edhe një punë që e dua shumë dhe e bëj me deshirë. Televizioni është dashuri, njëlloj si muzika.
Keni qënë prezantuese e emisionit “Next” në Vizion Plus dhe imazhi i Tring Digital. Jeni larguar nga televizioni apo keni marrë një pushim për të punuar fuqishëm me muzikën, dashurinë tuaj të parë?
Po bëj thjesht një pause për t’u rikthyer në muzike por do të rikthehem shumë shpejt në ekran me projekte të reja.
Sa të ka ndihmuar paraqitja e jashtme për të arritur këtu ku është sot Orinda?
Jam e bindur që më ka ndihmuar por nuk mjafton gjithnjë. Më është dashur të punoj fort dhe me pasion, duke vërtetuar çdo ditë që unë e dua atë që bëj dhe sigurisht që gjithçka deri më tani e kam merituar.
Një pasioni i Orinda Hutës që nuk e di publiku?
Gatimi
Sa kohë i kushton Orinda vetes para pasqyrës?
Mjaftueshëm për t’u dukur e kujdesur ndaj vetes dhe detajeve.
Shumë të rinjë duan të ndjekin rrugën e artit. Cila do ishte këshilla juaj për këta të rinjë?
Pasion, dashuri dhe shumë punë për të arritur atë cfarë do.
Jeni në një mardhenie e cila është bërë publike me një ndër emrat e njohur të ekranit shqiptar Turjan Hyskën. Si është mardhenia e Orindes me Turin?
Shumë mirë, lavdi Zotit.
Festat e fundvitit po afrojnë. Ku do i kaloj Orinda?
Pranë familjes.
Një mesazh për fansat dhe publikun e IMA që do lexojnë këtë intervistë?
Meqënëse jemi në prag festash, i uroj njv vit tv mbarë, të lumtur, me dashuri dhe plot bekime.
EKSKLUZIVE InfoMedia Albania // Intervistoi G. Qerimi