Këngëtraja dhe prezantuesja e njohur, shumë e dashur për publikun, Orinda Huta nuk do të jetë pjesë e cast-it të vipave të Dancing With The Stars.
Bukuroshja Huta është bërë pjesë, sëfundmi, e thashethemeve që qarkullonin se ajo do të ishte një nga personazhet e njohur të Dancing. Ja se si i është përgjigjur ajo këtyre zërave, ekskluzivisht për Info Media- Albania:
“Jo nuk është e vërtetë! Kam plane të tjera këtë vit por mezi po pres ta shikoj Dancing with The Stars. Yjet janë përzgjedhur dhe kanë filluar provat. Në Vizion Plus ka filluar zhurma sepse edhe pak ditë na ndajnë nga show i shumëpritur dhe unë do jem pjesë e audiencës së madhe qe ka.”
Orinda Huta do jetë prezantuesja e “Miss Globe” që do të transmetohet datën 8 Nëntor live në RTSH nga Pallati i Sportit në Shkodër.
IMA / G. Qerimi