Deputete dhe moderatore, Ori Nebija do të vazhdojë të jetë moderatore në emisionin e mëngjesit Wake Up.
Në çift me Isli Islamin të dy do të na zgjojnë çdo mëngjes në orën 7 duke filluar nga data 6 shtator.
Moderatore, autore programi dhe deputete, Ori na ka treguar se mund të mbajë shumë kunguj në një sqetull, kjo është edhe fjala hyrëse në spotin e ri tv, që ju ftojmë ta shikoni më poshtë.
https://www.instagram.com/p/CTSEjIuos8H
Emisioni Wake Up është një nga formatet më të ndjekura të mëngjesit. Nga sezoni i kaluar Wake Up është zhvendosur në studiot e reja të Top Albania Radio dhe pritet që edicioni i ri të sjelli të reja në format.