Prezantuesja e Wake Up në Top Channel ishte e ftuar në studion e Open të gazetares Eni Vasili ku tregoi sfidat e vitit 2021 dhe çfarë ka mbetur në mendjen e saj. Ajo ishte candidate për deputete dhe tha se i dukej e largët koha e zgjedhjeve, por deklaroi se nëse do e kishte marrë mandatin do e linte gazetarinë.
“Nuk isha fare e dyzuar, sepse do e lija gazetarinë, në rast se do merrja mandatin” – tha Nebiaj, por konsideroi si kulmin e saj profesional prezantimin e “Pushime On Top”. Nebiaj e konsideroi një vit dinamik 2021 dhe padiskutim kandidimin si një eksperiencë të bukur.
Ajo tha se ishte krenare me votat që mori në Tiranë edhe pse politika është për të një pasion, me të cilin ajo vijon t’i marrë kohë.