Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grida Duma ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes. Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.
“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para”, tha Duma.
Vendin e Dumës në parlament thuhet se do ta zërë moderatorja Ori Nebiaj. Nebiaj është gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit ku prej dy muajsh tashmë drejton sezonin e ri të “Përputhen”. Rikthimi i Orit në politikë do të vinte në rrezik emisionin e dashurisë, prandaj na mbetet të presim për të mësuar ç’do ndodhë!