Moderatorja Ori Nebaj është infektuar me Covid. Lajmin e bëri publik, kolegu i saj Isli Islami, në një intervistë me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Fatmirësisht, duket se gjendja aktuale e moderatores është e stabilizuar dhe ajo është mirë me shëndet. Isli iu drejtua koleges duke i thënë se e presin në studiu kur të jetë mirë me shëndet.
“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, u shpreh ai.
Ndërkohë pak kohë më parë ishte vetë Isli Islami ai i cili u prek nga Covid mirëpo fatmirësisht arriti t’ja dilte mbanë.