Qetsohuni, Orgesa është mirë! Asgjë me pasoja për t’u preokupuar. Këngëtarja dhe prezantuesja është thjesht duke përjetuar keq përfundimin e serialit të saj të preferuar Game of Thrones, i cili i mbylli sezonin e tij të gjashtë me episodin e 10. Seriali i rekordeve në shikueshmëri ka bërë për vete jo vetëm publikun e thjesht por edhe personazhet e njohur të showbiz dhe politikës, mjafton të përmendim familjen amerikane presidenciale Obama, të cilët patën mundësinë të shohin të parët episodet e sezonit të gjashtë.
Orgesa Zaimi është një nga personazhet e njohura shqiptare që e ka shfaqur hapur pëlqimin e këtij seriali mjaft popullor në të gjithë botën. Në një postim në profilin e saj Orgesa e ka komentuar mbylljen e sezonit të GoT me një shprehje të fortë duke na lënë të kuptojmë se ajo është një nga fanset e çmendura të këtij seriali dhe protagonistit Jon Snow. Në pritje të sezonit të shtatë, që nis në mars 2017, duket se Orgesa do e ketë tepër të vështirë pritjen prandaj lutet që ta mbani se nuk e di se si do ta shtyjë deri atëherë.
Po ju a jeni fansa të serialit? A njihni ndonjë tjetër personazh të njohur GoT Addicted? Na tregoni më shumë!