Pasi kërcënoi Netflix kohë më parë, grupi i hacker-ave i njohur me emrin The Dark Overlord ka publikuar online episodet e para të sezonit të pestë të serialit Orange Is The New Black.
Pasi hodhën në rrjet episodin e parë première, piratët informaticien kanë shpërndarë online 10 episodet e tjerë, duke qenë se kompania Netflix refuzoi kërkesën e tyre për të paguar shumën kërkuar.
Sezoni i pestë i Orange is the New Black do të jetë i disponueshëm në platformën e Netflix nga data 9 qershor, ndërkohë që pritet të hidhen në rrjet edhe tre episodet e fundit nga grupi i hacker-ave.
Ndërkaq grupi i hacker-ave ka njoftuar se posedon edhe materiale në pronësi të rrjeteve të njohur amerikan si ABC, Fox, National Geographic dhe IFC.